“Vota juaj është e shenjtë”, Gjosha: Më 25 prill i japim fund sistemit të patronazhistëve dhe izolimit të vendit

147
Sigal

Kandidatja e LSI, Klajda Gjosha, shkruan në një postim në “Facebook” se edhe pak ditë na ndajnë nga dita, ku më në fund, sipas saj, shqiptarët do të vendosin me votën e tyre të ardhmen e Shqipërisë, të rinisë e të famlijeve të tyre.

Sipas Gjoshës, më 25 prill do t’i jepet fund sistemit të patronazhistëve dhe izolimit të vendit, për të vijuar rrugëtimin drejt një Shqipërie Europiane!

Mesazhi i Gjoshës:

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita, ku më në fund, vendosni ju me votën tuaj për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e rinisë, për familjet tuaja.
Në 25 Prill i japim fund autokracisë dhe i rikthehemi normalitetit në qeverisje!
Në 25 Prill i japim fund sistemit të patronazhistëve dhe ndëtojmë bashkë sistemin e vlerave që kaq shumë na ka munguar!
Në 25 Prill i japim fund izolimit të vendit dhe vazhdojmë sëbashku rrugëtimin drejt një Shqipërie Europiane!
Vota juaj është e shenjtë! Në 25 Prill vendos TI!