Vota e Parlamentit të inceneratorëve, Presidenti Meta shpërthen sot në 21:00 në ‘Zonë e Lirë’

311
Sigal

Presidenti Ilir Meta do të jetë i ftuar sot në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani. Në një njoftim në Facebook, presidenti Meta paralajmëron një intervistë interesante dhe bënë me dije se është gati për çdo pyetje.

“Sot në 21:00, LIVE në TV Klan tek Arian Çani! Gati për çdo pyetje! Le t’i dalë flaka🔥 sonte “Zonës së Lirë”!”,- shprehet kreu i shtetit.

Presidentit Meta pritet të flasë për rrëzimin e dekretit të tij nga Parlamenti socialist, një akt që shkon kundër rekomandimeve të zyrtarëve të BE për negociatat.