Vokshi sulmon Ramën: E mbron Lefter Allën se ke hallin tënd personal me kokainën

516
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, AlbaVokshi ka hedhur akuza të forta kundrejt kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, si dhe ndaj kryeministrit Rama.

Vokshi është shprehur se Rama po e mbron personalisht Allën pasi është vetë përdorues i kokainës, duke refuzuar edhe testin e drogës.

Po ashtu ajo ka përmendur edhe koncesionin e check-upit duke e cilësuar si korruptiv, pasi sipas saj, ky koncesion ka nxjerrë edhe burrat shtatzënë.

“Prej disa ditësh, kryebashkiaku legjitim i Bulqizës, Lefter Alla, është kapur duke konsumuar kokainë, pamjet janë bërë publike, opinioni është shumë tronditur, por Lefter Alla vazhdon të qëndrojë në detyrë me mbrojtjen personale të Edi Ramës. Edi Rama nuk e shkarkon kryebashkiakun përdorues të kokainës sepse ka hallin e tij personal me kokainën. Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme, numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës, për të bërë testin e drogës shkon në katër. I kam kërkuar gjykatës që të marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndje i fyer nga një postim për check-upin. Ky koncesion korruptim ka nxjerrë burrat shtatzënë, dhe nuk do të ishte asnjë çudi që analizat e check-upit të Edi Ramës të dilnin me doza kokaine, e ti jepeshin dikujt tjetër. Përtej ironisë, refuzimi për të bërë testin e drogës në këtë proces gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës, nuk është hera e parë e refuzimit të tij. Opinioni i tij nuk ka harruar kur ai nuk nguronte të fliste për gjithçka në Parlament, por nuk guxonte t;i përgjigjej pyetjes a ka konsumuar kokainë. Shqiptarët kanë të drejtë të njihet nga gjykata edhe me kontratën e koncesionare të check-upit prej 12 mln euro, të cilën Edi Rama refuzon ta bëjë publike duke urdhëruar vartësit e tij që ta mbajnë atë sekret në mënyrë skandaloze.” – tha Vokshi ndër të tjera nga selia e PD-së.

LIVE – Albana Vokshi deklaratë për mediat

LIVE – Albana Vokshi deklaratë për mediat

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Montag, 27. Januar 2020