Vokshi denoncon në EPP manipulimin e zgjedhjeve: PD do bëjë betejë frontale

434
Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi denoncoi në Forumin e Grave të Partive Popullore Europiane, manipulimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri.
Zonja Vokshi deklaroi në takimin e Forumit të EPP Women në Maltë se në Shqipëri, partitë në pushtet ” PS dhe LSI” , partitë në pushtet ” PS dhe LSI” ushtruan presion mbi zgjedhësit, blenë votat dhe angazhuan në proces kandidatë dhe persona me rekorde kriminale, të gjitha të evidentuara edhe në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.
Në një skenar të mirëpregatitur me ndarjen e re territoriale, PS dhe LSI, tha zonja Vokshi minuan standardet e zgjedhjeve, duke e kthyer votimin, në një proces diktatorial, ku votuesit fotografonin votën në këmbim të parave dhe të vendeve të punës.
Partia Demokratike deklaroi deputetja Vokshi do të nisë një betejë frontale për të vënë para përgjegjësisë politike dhe ligjore manipuluesit e zgjedhjeve në Shqipëri. Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Dors Pack dhe lideret e vendeve të BE-së në referencë të raportit paraprak të misionit të vëzhguesve OSBE-ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri, shprehën shqetësim për cënimin e standardeve të zgjedhjeve, me ndikim në proceset integruese të vendit.
Sigal