Vojo Bregu: Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë website-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake!

230
Sigal

Koordinatori i LSI për Bashkinë e Vorës, Vojo Bregu, ka reaguar ndaj Kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili sipas tij, vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë website-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake.

Sipas Bregut, Veliaj ka treguar në vazhdimësi se është një shkelës i rregullt i këtij kodi në kohë fushate, siç është vërtetuar nga gjobat e KQZ-së, pas denoncimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe nga raportet e instituteve të pavarura siç është Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit SETA.

Reagimi i plotë i Vojo Bregut:

Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë website-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake.

Veliaj ka treguar në vazhdimësi se është një shkelës i rregullt i këtij kodi në kohë fushate, siç është vërtetuar nga gjobat e KQZ-së, pas denoncimeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, por edhe nga raportet e instituteve të pavarura siç është Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit SETA.

I bëj thirrje Erion Veliajt të ndalojë abuzimin me asetet publike dhe organeve përkatëse të marrin masa kundër këtij shkelësi të përsëritur.

P.S. dhe të mos dalë natën se tironsit thonë “Nota osht e huja”!