Vlora si gjithmonë u gjend nën pushtetin e rreshjeve të shiut, kurse Ermal Dredha , kryebashkiaku i mandatuar nga vlonjatët la qytetarët në mëshirë të rreshjeve, pasi ishte shumë i angazhuar të shëtiste nëpër qytetet e Europës, në këtë rast në Greqi.
Por, Dredha duhet të di se mirëqenia e qytetarëve nuk është situatë që pranon ‘dredha’. Në momentin që Ermal Dredha u zgjodh kryebashkiak i Vlorës, pranoi angazhimin për të gjithë vlonjatët të të gjithë bindjeve. Ndaj lë për të dëshiruar që teksa Vlora përmbytej, Dredha shëtiste për të mbledhur votat e diasporës në Greqi me parinë e partisë.
Qytetarët pas shiut të së dielës janë zgjuar të tmerruar me ujin te oborri i shtëpisë dhe drejtojnë gishtin nga Bashkia Vlorë, ku sipas tyre nuk ka vënë në punë hidrovorin kryesor të qytetit, dhe se nuk ka pastruar kanalet. Ata thonë se kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha pastron mbeturinat vetëm sa për reklama dhe foto në Instagram, pasi realiteti është krejt ndryshe.
Ata thonë se është turp që në vitin 2025, një nga zonat më të bukura dhe turistike si Vlora të vazhdojë të përballet me këto probleme.
Strukturat lokale edhe kësaj here nuk u ngritën në nivelin parandalues dhe parashikues, Mjere ata që e pësojnë, nga drejtues të tillë ! Përmbytjet nuk janë thjesht një fenomen natyror, ato janë një pasojë e drejtpërdrejtë e dështimeve politike.