Vlahutin: Shqipëria ka bërë progres, prioritet reforma në drejtësi

529
Ambasadorja e BE-së neTiranë, Romana Vlahutin, deklaroi sot se Shqipëria ka bërë një progres të qëndrueshem dhe ka realizuar me sukses një sërë reformash. Vlahutin, në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama për raportin për Shqipërinë, u shpreh se “Do ta përmblidhja raportin me një frazë, unë do të thoja së është diçka që tashmë e keni dëgjuar nga komisioneri Hahn se është një progres shumë i qëndrueshëm që ka bërë Shqipëria në prioritetet kyçe. Nuk ka patur pauz, nuk ka patur kthim prapa në përpjekjen dhe axhenden e Shqipërisë për BE dhe ju përgëzoj për këtë. Janë bërë një sërë reformash, të cilat janë ende duke vazhduar dhe ky është një proces shumë impenjativ dhe gjithëpërfshirës dhe ne kemi ende disa sfida serioze përpara. Përsa i përket klimës pozitive, do të përmend disa prej tyre, siç është përparimi në administratën publike, miratimi i ndarjes së re të reformës administrative territoriale, strategjia e decentralizimit, miratimi i kuadrit strategjik në luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimi ndërkombëtar për luftën kundër drogës, reforma për menaxhimin financiar publik, rregullimi i tregut të energjisë, veprimet e ndërmara kundër informalitetit etj”. Vlahutin theksoi se“ Raporti njeh qartë përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria në aspektin rajonal për arsimin, transportin dhe infrastrukturën e energjinë, po ashtu, progres është parë dhe në përmiresimin e stabilitetit makro-ekonomik dhe rritjes ekonomike dhe inflacioni ka mbetur i ulët. Dua të theksoj faktin se ne vlerësojmë shumë mbështetjen e qëndrueshme të Shqipërisë përsa i përket politikës së jashtme ne përafrimin me BE, ne e shohim Shqiprinë si partner të fortë për ne dhe ky raport tregon fare qartë se gjeja më e rëndësishme është reforma në gjyqësor”.
Sigal