Vlahutin dhe Fleckenstein pas Ramës takojnë Metën

424
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin dhe raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein përfunduan takimin me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Ky takim u zhvillua një ditë pasi Meta kërkoi që ai, Rama, Basha, Lu e Vlahutin të mblidheshin së bashku në parlament për reformën. Palët janë shprehur dakord me propozimin, por nuk ka të dhëna se kur do të zhvillohet ai. Meta u shpreh se nëse reforma nuk miratohet, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme të përgatitura nga një qeveri teknike, një deklaratë kjo që ka trazuar aleatin e tij në qeveri, që sheh t’i rrëshqasë pushteti pa e përfunduar mandatin. Rama zhvilloi menjëherë mbrëmë takime me anëtarë të kabinetit të tij në vilën qeveritare në Durrës. Edhe reagimi i tij ndaj ftesës së Metës, ndonëse pozitiv, ishte i ftohtë, si provë se marrëdhëniet me Metën tani kanë prekur fundin. Para takimit me Metën Vlahutin e Fleckenstein zhvilluan një takim me kryeministrin Rama. Ndërsa pas daljes nga Kryesia e Kuvendit ata i janë drejtuar selisë së PD -së.
Sigal