Vjosa në Ferizaj/Pas 6 ditësh do të ndalet qeverisja e krimit dhe korrupsionit

441
Sigal

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka theksuar se pas gjashtë ditësh do të ndalet koha e errët e qeverisjes së krimit e korrupsionit.

Sipas saj, Ferizaj më nuk i beson të tjerëve pos LDK-së, shkruan Syri.net Kosova.

Kurse shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri tha se tash ka ardh fundi i qeverisjes së keqe dhe nga e diela duhet t’i themi mjaft më. Vjosa e ka mbështetjen e madhe për kryeministre. Të tjerët nuk e kanë besimin e Ferizajt. Vota nuk guxon të vidhet dhe ajo do të mbrohet.

Derisa Vjosa Osmani, tha se ashtu sikur shkëlqimi i këtij dielli do të shkëlqejmë me fitore edhe me 6 tetor.

Ajo u zotua se do të ndalet koha e errët e qeverisjes dhe qytetarët pas gjashtê ditësh do të kenë qeverisje të dinjitetshme.

“Ferizaj do të ketë trajtim të veçantë ashtu sikur do të kenë edhe diaspora e investitorët e huaj dhe nuk do të përballen më me haraq”, tha Osmani.

Sipas saj fitorja e LDK-së do ta dergon PDK-në opozitë të gjatë dhe vendi do të çlirohet nga krimi e korrupsioni.