Vjen në Shqipëri në shtator 2021 dhe tani po mëson shqip, ja kush është ambasadori i ri Britanik

328
Sigal

Ambasadori i Britanisë në Tiranë Duncan Norman, zbulon emrin e pasardhësit të tij, i cili do të vijë në vendin tonë në shtator 2021.

Përmes një postimi në Twitter, Norman zbulon se Alastair King-Smith do të jetë ambasadori i ri i Britanisë që do të vijë në Tiranë vitin tjetër, dhe aktualisht po mëson shqip.

“Unë jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga Shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Ndërkohë Alastair po meson gjuhën shqipe”, shkruan ambasadori Norman dhe publikon foton e pasardhësit.

Screenshot_1.jpg