Vjedhja e votës: Përparim Spaiu, kallëzim penal komisionerëve në Bulqizë

548
Vjedhja e votës në 25 qershor u shndërrua në fenomen. Për këtë janë bërë edhe shumë video. Një nga këto është në duart e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deputeti Përparim spahiu ka përgatitur kallëzim penal për komisionerët e një qendre votimi në Bulqizë, të cilët, sipas tij kanë vjedhur votat e LSI-së në bashkëpunim duke ia kaluar tre partive të tjera PS, PD dhe PDIU. “Më herët, pata njoftuar denoncimin për komisionerët e qendrës së votimit 1079 në Bulqizë, ku në bashkëpunim kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU. Besoj që nuk ka rrugë tjetër përveç kallëzimit penal të tyre, kallëzim për një skemë të re dhe të frikshme, më të rrezikshme se blerja e votës, ajo e blerjes së komisionarëve”, shkruan Spahiu.
Sigal