Vjedhja e votave, dosja transferohet në Dibër tek kushërira e të akuzuarit Keshi

545
Sigal

Në adresë të ish kryeministrit Berisha ka mbërritur një mesazh i cili shpjegon manovrat që po përdor drejtësia e kapur nga Edi Rama pë të mbyllur hetimet për vjedhjen e voatve të qytetarëve shqiptarë.

Berisha e ka bërë publik mesazhin e një oficeri të policisë gjyqësore duke shtuar shënimin se “pasi vendosën të lëshojnë fletë arreste për zyrarët e lartë kriminelë elektoral, iu hoq dosja dhe dërgohet për hetim në Peshkopi nga kushurira e famozit Keshi!”

Ja postimi i plotë i ish kryeministrit Brisha:

Këtij i thonë hetim!

Pasi vendosën të lëshojnë fletë arreste për zyrarët e lartë kriminelë elektoral, iu hoq dosja dhe dërgohet për hetim në Peshkopi nga kushurira e famozit Keshi!

Lexoni mesazhin e OPGJ dixhital. Sb

Mirëdita doktor! Pushim të mbarë! Jam oficer i policisë gjyqësore. Prokuroria e krimeve të rënda që e hetonte dosjen e krimeve elektorale pasi bëri gati mandat arrestet për zyrtarët e lartë të implikuar në krimin elektoral u detyrua me urdhër nga lart për të transferuar çështjen penale në Prokurorinë e Dibrës, drejtuese e së cilës është Esmeralda Keshi, e afërmja e të akuzuarit kryesor, drejtuesit të shtabit elektoral të vjedhjeve të PS! Synimi është të pushohet çështja, mbasi shtatori është muaji i fundit! Informacioni 100% i sigurtë! Ditë të mbarë!

Image