Vizita zyrtare – Kryeparlamentarja Boldrini rrëfen eksperiencën e punës në Shqipëri, vlerëson mikpritjen

436
Sigal

 Kryetarja e Dhomës së Parlamentit Italian
Laura Boldrini në fjalën e saj në Parlament ka treguar emocionet kur ajo ka
punuar në Shqipëri në fund të viteve 90. Boldrini vlerësoi mikpriten e
Shqipërisë, veçanërisht të popullit të Bajram Currit, ku edhe pse ishte një
zonë e varfër, përsëri kanë pritur refugjatët si vëllezër.

Boldrini: 
lejoni të lexoj një shkëputje të vogël  të një artikulli që kam botuar në
fund të muajit mars 1998: “Kamionët e UNHCR lënë refugjatët para bashkisë së
Bajram Currit, apo të qyteteve të tjera. Në këtë moment ndodh diçka e vecantë,
e jashtëzakonshme për një vëzhgues të huaj. Brenda një ore nga momenti i
mbërritjes, të gjithë refugjatët merren nga familjet të cilat janë të gatshme
ti strehojnë. Pikërisht në këtë zonë të thellë të Shqipërisë hasim një shembull
të jashtëzakonshëm dhe prekës të solidaritetit. Pavarësisht vështirësive
materiale që hasen në këtë qark, i konsideruar si më të varfërit në Europë,
shqiptarët nuk hezitonin të hapnin dyert e shtëpive për ata që i quajnë
vëllezër dhe jo refugjatë.