Vizatimet pa vlerë ne 3D, të Ramës.

Te nderuar partnerë, mos e merrni seriozisht Ramën e as premtimet e tij!

Rama, një Kryeministër shumë pranë “ikjes” nuk ka asnjë të drejtë e mundësi të garantojë marrëdhënie të rëndësishme a të firmosë marrëveshje te tilla.

Sigal

Kjo është një normë politike, morale, serioziteti edhe legale në të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërkombëtare, në prag të zgjedhjeve, veçanërisht kur realizohen pa transparencë, apo kur kanë si interlokutor Ramën, tashmë i njohur nga ju per mungesen e koherencës, përgjegjshmërisë, pa besueshmërinë e tij.

Të tilla marrëdhënie e marrëveshje, qofshin pakte, traktate, firma për tokën, detin, qiellin a çfarëdo qofshin, mbas 4 muajsh rrezikojnë të kthehen në “letra pa vlerë”!

Më erdhi ky mendim, normal per nje Botë me marrëdhënie normale, duke konstatuar “zellin” e Ramës, që tashti në muajt e fundit të mandatit t’i përvishet “punëve të mëdha”, që duheshin diskutuar, bërë transparente, paraqitur prej kohësh, siç janë rregullat kudo në vendet demokratike, por që fatkeqësisht ne i përkasim një konglomerati autokracie me një Republikë “bananesh”.

Por nesër me rivendosjen e pa evitueshme të demokracisë e të parimeve të saj në Shqipëri edhe në këtë vend do të funksionojnë “rregullat normale të lojës”, dhe çdo “ndeshje” jashtë tyre anullohet!

Prandaj do të jetë më mirë, më frutdhënëse për të gjithë të pritet edhe pak muaj.

Të jeni të bindur që më tej, me Shqipërine e Qeverinë demokratike do të gjeni të gjitha hapësirat e gadishmëritë për të bërë më të mirën e mundëshme së bashku në interesin reciprok, në interes të stabilitetit e integrimit europian, pa aventurizma a kapitullime, që Rama kërkon t’i “sheqerose” nëpërmjet disa “vizatimeve pa vlerë ne 3D”.