Vijon “ngujimi” i opozitës – Dita e tretë e protestës, Basha në çadër. Mbahen fjalime për largimin e qeverisë

445
Opozita ka kaluar natën e dytë në çadrën e lirisë të vendosur para Kryeministrisë duke hyrë kështu sot në ditën e tretë të protestës.

20 shkurti i kësaj të hëne shënon edhe 26 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ndaj në këtë ditë simbolike protesta pritet të ketë masivizim të pjesmarrjes së të rinjve.

Protesta e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit përpara Kryeministrisë”.
Ora 10:20 Noka: PD e gatshme për dialog me partitë, përfshirë PS dhe LSI

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se PD është e gatshme të ulet në një tryezë dialogu me partitë politike, përfshirë PS për të arritur në krijimin e një qeverie teknike.

“PD është e gatshme për dialog. Jemi dakort të ulemi me të gjitha forcat përfshirë PS dhe LSI, tryeza do ketë produkt zgjidhjen e kësaj krize dhe krijimin e një qeverie tenike”.

Noka tha se LSI ka përpara dy zgjedhje: Të çojë pëpara këtë ngrehinë, ose ti bëjë një shërbim vendit.
Ora 09:08 Paloka: Protesta do përshkallëzohet, LSI të mbajë një qëndrim
Opozita do të përshkallëzojë protestën nëse nuk do të ketë reagim nga kryeministri Rama.
Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, duke folur nga çadra para Kryeministrisë tha se do të përdoren të gjitha format për rrëzimin e kësaj qeverie.
“Zgjedhje në 18 qershor me Edi Ramën Kryeministër nuk do të ketë” tha ai.
Për këtë një ditë më parë janë angazhuar të rinjtë e FRPD në të gjitha gjimnazet dhe Universitetet e vendit.
Po kështu edhe degët e PD në rrethe konfirmuan një ditë më parë se drejt Tiranës do të nisen protestues.
Opozita mbetet e palëkundur për rrrëzimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike që sipas tyre do të mund të përmbushë misionin për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Gjatë të dielës protestuesit në çadër janë vizituar herë pas here nga kryedemokrati Basha dhe ish-kryeministri Berisha.
Basha tha se nga protesta do të largohen vetëm kur të realizohet qëllimi i opozitës. Edhe Berisha tha se opozita nuk mund të tërhiqet nga kjo betejë, pasi do të ishte dështim i saj.
Sakaq PD një ditë më parë deklaroi edhe vendimin për të bojkotuar punimet e Kuvendit, duke u shprehur se parlamenti i vërtetë është çadra e lirisë. Çfarë ndodhi dje minutë pas minute në çadrën para kryeministrisë më 19 Shkurt 2017 
Sigal