“Videon me Alizotin ma solli…”, zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori

558
Sigal

Është zbardhur dëshmia e deputetit të PD-së, Ervin Salianji në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Burimet e mbrëndshme bëjnë me dije se Salianji ka treguar përpara hetuesve  edhe personin qw i dha videon. Madje ai wshtw shprehur se nuk e njihte fare Alizotin.

“Kam marrë informacion që nje person  kerkonte zyrtarë të lartë në Selinë e PD, përfshirë edhe mua, duke thënë në kafen e PD që ai kishte qëndruar gjatë  me Albert Veliun për ta mbrojtur dhe ruajtur nga kërcënimet pas publikimit të audiopërgjimit ku përfshihej në trafik droge vellai i ministrit të Brendshëm dhe  kërkonte të paguhej për sigurinë e Veliut.

Ai kërcenonte se nëse nuk paguhej ai do shkonte të marrte lekë nga PS duke u shtirur si Agroni.Në këto rrethana duke qenë se  kam qenë një prej deputetëve që kam publikuar audioskandalin ku vëllai i ministrit ishte përfshirë në trafik droge ai më kërkonte dhe mua. E theksoj një person i panjohur per mua Videon me Alizotin ma solli në PD Florenc Hoxha. Hoxha më tha se një person kërkonte takim”, tha Salianji.