VIDEO/ Vijon protesta për mbrojtjen e teatrit

519
Sigal

Edhe gjatë ditës së sotme artistët janë mbledhur para Teatrit Kombëtar, për t vijuar protestën e tyre për mos lejimin e prishjes së këtij institucioni kulturor.

Pjesë e kësaj proteste janë bërë edhe deputetët e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari. Ndërkohë që kësaj proteste i janë bashkuar shumë qytetarë shqiptarë me profesione të ndryshme, të cilët kanë dalë në mbështetje të artistëve.

Ndërsa kreu i opozitës Lulzim Basha ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që ti bashkohen kësaj proteste dhe të mbështesin artistët.

‘Partia Demokratike është kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në krah të artistëve dhe iu bën thirrje qytetarëve, artdashësve t’i bashkohen protestës së tyre legjitime’, shkruan Basha.