Nga Petrit Vasili
Mbyllni gojën mor batakçinj rilindas të qeverisë e të parlamentit!!
Pensionistet trajtohen ç’njerëzisht nga Rama dhe hajdutët e tij!
Pensionistet nën nivelin e varfërisë.
Pensionistet nuk arrijnë as mbijetesën biologjike.
Pensionistet nuk blejnë dot as barnat, por marrin gjysma dhe çerek kuti ilaçesh nga varfëria.
Mjerimi i pensionisteve është fakt kaq i dhimbshëm që kërkon zgjidhje.
Pensioni mesatar si në qytet ashtu edhe në fshat është nën kufirin e varfërisë.
Në vitin 2022 pensioni mesatar në qytet ishte 180 USD në muaj ose 90 për qind e kufirit të varfërisë.
Pensioni mesatar në fshat ishte 105 USD në muaj ose 52 % e kufirit të varfërisë.
Masa e pensioneve në vendin tonë është nën kufirin relativ të varfërisë me 6.7 USD në ditë rreth 201 USD në muaj.
Ndërkohë Rama dhe qeveria vjedhin qindra milion euro me koncesione e tendera dhe e kanë futur Shqipërinë me miliarda euro borxhe.
Ju vodhën pensionistëve edhe lekët që vijnë nga emigracioni me kursin e euros.
Dhe kanë surrat qeveria dhe deputetët pa karakter e flasin për indeksim pensionesh.
Mbyllni gojën dhe boll u tallet me dhimbjen dhe mjerimin mor të pacipë!!