VIDEO/ Protestuesit ultimatum Ramës: Ke kohë deri më 15 shkurt, ose…

563
Sigal

Banorët e “Astirit” vijojnë protestën e tyre, ndërsa rezistenca e tyre ka kaluar më shumë se 3 muaj.

Me thirrjet “Rama ik!”, ata kanë bllokuar edhe për mbrëmjen e sotme qarkullimin e automjeteve, ndërsa shprehen të vendosur se shtëpitë e tyre do t’i mbrojnë me gjak.

Në mbështetje të tyre kanë shkuar sërish deputetët e opozitës dhe vetë kryetari Lulzim Basha, i cili i dha ultimatum Ramës që të reflektojë deri më 16 shkurt e të largohet vetë.

Basha u shpreh se data 16 shkurt protestuesit e “Unazës së Re” do të jenë në ballë të protestës.

“Deri më 15 shkurt Edi Rama ka kohë që të largohet. Më 16 shkurt Edi Rama nuk ka më kohë. Koha atëherë do të jetë e juaja, e qytetarëve të bashkuar, për të shporrur Edi Ramën nga karrigia. Të gjithë bashkë do të shpëtojmë Shqipërinë”, – tha ndër të tjera Lulzim Basha.

Nga ana tjetër banorët teksa falënderuan opozitën dhe kryetarin e saj Lulzim Basha për mbështetjen e kauzës së tyre, i dhanë fjalën se me 16 shkurt ata do të jenë në krye të protestës, që sipas tyre do të sjellë rrëzimin e Qeverisë. Ede ata përsëritën ultimatumin drejtuar Kryeministrit, se duhet të dorëhiqet para datës 15 shkruta, pasi në të kundërt do të jenë qytetarët që do të marrin fatin në dorë.