VIDEO përgjimi 16/ Qytetari-biznesmenit Bekim Krashi: Si do ta konfirmojmë votën

420
Sigal

Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017.

Në video përgjimin numër 16 është sërish biznesmeni Bekim Krashi i cili bisedon me një person që e ka shitur votën dhe i kërkon mënyrën se si do ta konfirmojë.

Krashi i thotë se do të shkojë vetë e ta takojë nga afër.

 

Votuesi: Mgjes

Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?

Votuesi: Asgjë, mirë

Bekim Krashi: Ha…?

Votuesi: Me çarë do të votojmë na?

Bekim Krashi: Kush?

Votuesi: Drini more jam

Bekim Krashi: Njëshi, njëshi, Drini

Votuesi: Me cfarë do votojmë, me cfarë do ta konfirmojmë votën?

Bekim Krashi: Nuk e di do të vij që të takoj nga afër

Votuesi: A do të vish?

Bekim Krashi: T’u ardh jam

Votuesi: Hajde pra hajde