VIDEO/ PD e Gjirokastrës: 67 % e delegatëve firmosin për Kuvendin e 11 dhjetorit

197
Sigal

Dega e Partisë Demokratike në Gjirokastër ka bërë publike këtë të Mërkurë emrat e delegatëve që kanë firmosur për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, më 11 Dhjetor.

Sipas të dhënave, janë 100 firmëtarë ose 67% e delegateve që kanë firmosur për 11 Dhjetorin. 12 delegatë janë në emigracion dhe 39 nuk kanë firmosur.

Drejtues të degës së PD-së Gjirokastër lexuan ditën e sotme emrat e firmëtarëve për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 Dhjetor.

“Nga 151 delegatë që ka lista kanë firmosur 100 veta, 67 përqind. Në emigracion 12 persona dhe nuk kanë firmosur 12 persona”, u tha në njoftimin për mediat.

Më herët gjatë ditës, PD e Paskuqanit njoftoi se 85% e delegatëve kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Më herët, edhe degë të tjera të Partisë Demokratike kanë zbardhur emrat e firmëtarëve për arsye transparence.