VIDEO/ Nis protesta, studentët tek Ekonomiku, bllokojnë rrugën…

580
Sigal

Ka nisur protesta tek Fakulteti Ekonimik në Tiranë. Të rinjtë pasi i kanë venë drynin fakultetit kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën në afërsi të godinës së tyre.

Video e sjelle në redaksinë e syri.net nga gazetari Ermal Rizaj e sqron nisjen e këtij marshimi.

Ditën e djeshme, studentët kanë bërë thirrje sërish që të bojkotojnë mësimin dhe t’i drejtohen kryeministrisë për të vazhduar protestën e tyre.

Ndëkrohë studentët kanë vënë drynin tek fakluteti Ekonomik në Tiranë

Pak me heret të rinjtë I kishin vënë shiritin Fakultetit të Drejtësisë për të ndaluar hyrjen në mësim. Një shirit me të cilin rrethohen zona për të mos kaluar.

Të rinjtë e universiteteve publike në vend kanë paralajmëruar sot një protestë masive përpara Kryeministrisë.

Protestatat do të vazhdojnë deri në realizmin 8 kërkesave të tyre.