Studentët ndodhen në ditën e pestë të protestës së tyre para Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë uljen e tarifave të studimit, heqjen e tarifës shtesë, përmirësimin e kushteve nëpër konvikte etj..
Ndërsa vijojnë që protestojnë, kryeministri Edi Rama reagoi pak më parë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ku shkruhej “Pas pak ftesa”, ndërsa i bshkëngjit posterin: “Dialog për Universitetin, Facebook Live, e hënë, 10 dhjetor, 11:00”.
Pas kësaj ftese kanë reaguar studentët që ndodhen para Ministrisë së Arsimit, ku janë treguar të prerë, se nuk ka negociata.
“Kur miratuan VKM-në nuk na pyetën, nuk kërkuan dialog apo negociata, edhe tani ne jemi të vendosur, kemi dërguar 8 kërkesa, nuk ka negociata. Nëse Kryeministri do, le të vijë në shesh, por jo me fjalë. Me 8 vendime, me kërkesat e pranuar.”
Në kushtet kur studentët protestojnë, një zotëri është sensibilizuar me ta, duke u sjellë disa ushqime dhe ujë.
Për më shumë shihni videon e mëposhtme: