VIDEO’ Ja si mashtroi ministri i fatkeqësive për pagesën 109 mln euro ndaj Becchettit

283
Sigal

Ministri i fatkeqësive, Arben Ahmetaj deklaroi më 24 mars se nuk do të paguhej asnjë qindarkë ndaj bizensmenit italian. Ça e keni tani këtë histori. Jo! Asnjë kokërr leku nuk do marrë. Asnjë kokërr leku – deklaroi ai .

Francesco Becchetti, fitoi gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tanimë pas 4 muajsh nga deklarata e ministrit do paguaj 109 milionë euro që do peshojnë në kurriz të taksavapaguesve shqiptar.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në raportin për zbatimin e Buxhetit të Shtetit në 6 mujorin e parë, raporton për një detyrim total të shtetit shqiptar prej 109,5 milionë euro si rrjedhojë e humbjes së gjyqeve në Gjykatën e Arbitrazhit.