Video/ Gënjeshtrat që duan të mbulojnë dështimin me Integrimin, Kashahu: Marrëdhënia e pashpresë e Ramës me të vërtetën

302
Sigal

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, Arben Kashahu shkruan në një reagim se, kryeministri Edi Rama ka një marrëdhënie të pashpresë me të vërtetën sa i takon çështjes së integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian. Përmes një reagimi në Facebook, Kashahu thekson se, Rama është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm, ndërsa ka nxjerrë edhe një video nga deklaratat e Ramës dy vite më parë.

Postimi i Arben Kashahut

Marrëdhënia e pashpresë e Ramës me të VËRTETËN

E vetmja mënyrë që Rama di të përballet me një të VËRTETË E MADHE sic është dështimi i plotë gjatë qeverisjes së tij i procesit të integrimit në BE, është fabrikimi i një GËNJESHTRE TË MADHE. Është i guximshëm për të artikuluar publikisht gënjeshtra kaq të mëdha, për një proces kaq të rëndësishëm. E vërteta është se ai me qeverisjen e tij 7 vjeçare ka dëmtuar aspiratën europiane të shqiptarëve ndërkohë që ka ushqyer aspiratën e kriminelëve, trafikantëve dhe klientëve të qeverisë së tij për ta mbajtur vendin sa më larg Bashkimit Europian. Materiali më poshtë është një ilustrim se si e vërteta është pikërisht e kundërta e asaj që thotë Rama.