VIDEO/ Ardian Muka e nis ditën e parë të fushatës duke takuar qytetarët në shëtitoren e Durrësit

202
Sigal

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në garë për bashkinë e Durrësit, z. Ardian Muka ka zgjedhur ta nisë ditën e parë të fushatës duke takuar qytetarët në shëtitoren kryesore të qytetit.

Në shëtitoren “Taulantia” ku për disa orë takoi dhe e dëgjoi qytetarët, Muka tha se Durrësi ka nevojë për një kryebashkiak të aftë e të ndershëm që i shërben vetëm interesit të Durrësit.

“Sot jemi në lagjen numër 1, këtu ka qytetarë dhe ka entuziazëm. Njerëzit i takojmë dhe fjala e parë e tyre është që kërkojnë ndryshimin. Kërkojnë ndryshimin që ky bulevard të mos jetë në breg të detit i mbushur me beton, ku fëmijët të mos qëndrojnë në beton, por të kenë mundësi që të kenë gjelbërim, të kenë sheshe lojërash, të kenë hapësira argëtimi. Prandaj unë ju ftoj që të gjithë bashkë me datën 6 mars, të votoni numrin 1, të votoni Ardian Mukën. Faleminderit!”

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” ndau optimizmin e tij me qytetarë të moshave të ndryshme dhe bisedoi me disa prej tyre në lidhje me vizionin që ai ofron si kryetar bashkie për qytetin e Durrësit.

© SYRI.net