Video/ Anëtarësimet e reja në Elbasan, LSI: “Fitoret e mëdha vijnë nga Rinia!

318
Sigal

Pas votimeve në Lëvizjes Socialiste për Integrim që u mbajtën fundjavën që sapo lamë pas, ku u pa një rekord votuesish në moshë të re, si dhe një radhë si në zgjedhje parlamentare, mësohet se ka kërkesa të shumta nga të rinj të tjerë për anëtarësim në këtë forcë politike.

Një fluks i tillë anëtarësimesh është regjistruar edhe në Elbasan ku shumë të rinj i janë bashkuar radhëve të LSI-së.

“Fitoret e mëdha vijnë nga Rinia!

E kur bëhen bashkë, s’ka gjë që i ndal!

Elbasani është i tyre!

Shqipëria është e tyre!

E ardhmja janë ata!

#Elbasanishtepiaeterinjve🌹”, thuhet në reagimin e degës së LSI Elbasan e cila publikon dhe një video nga anëtarësimet e reja në radhët e saj.