Vezët në Parlament, Ruçi kërkon përjashtimin e deputetëve që qëlluan

458
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i ka dërguar këtë mbrëmje një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Mësohet se në fokus të kësaj letre është situata e krijuar sot në Kuvend, ku deputetët e opozitës qëlluan me vezë drejt kryeministrit. Bazuar në nenin 65 të rregullores së Kuvendit Ruçi i ka kërkuar Metës të pezullojë të gjithë deputetët që qëlluan me vezë. “Sjellja e opozitës, jo e denjë për një Parlament. Të përjashtohen deputetët që qëlluan me vezë. Të mblidhet me urgjencë Byroja Parlamentare”, ka shkruar Ruçi. 

Seanca e sotme plenare nuk ka qenë aspak e qetë, pasi deputetët e opozitës tentuan të qëllojnë me vezë kreun e qeverisë, Edi Rama, por veza goditi ministren Ermonela Felaj, e cila ndodhej pranë kryeministrit. Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ndërpreu disa herë seancën, por që situata nuk u qetësua pasi disa nga deputetët e opozitës nuk largoheshin nga foltorja, me gjithë ndërhyrjen e rojeve të parlamentit.
Sigal