“Vettingu”, Meta: Konsensusi për reformën, i domosdoshëm

419
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, po flet në seancën e jashtëzakonshme për ligjin e vettingut, në emër të grupit të LSI. Meta ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se politika është shumë vonë për ligjin e vettingut dhe se ai duhet miratuar. Sipas tij, nuk ka asgjë themelore nga opozita për të dhënë votë kundër. Ndërsa është ndalur sërish te konsensusi, duke thënë se është thelbësor për drejtësinë. 

“Disa javë kohë nuk u shfrytëzuan me efektivitet. Jemi shumë vonë për ligjin e vettingut. Kam luftuar për konsensusin mbi reformën në drejtësi, në një parlament me kaq shumë probleme e ngjarje të shëmtuara. Konsensusi është tepër i domosdoshëm për reformën. Unë i kam bërë të gjitha përpjekjet e mia si kryetar i Kuvendit që të ndërgjegjësoj palët, për miratimin e ligjit me konsensus. Nuk më duket shumë bindës propozimi i opozitës, por ky është qëndrimi i saj. Nuk ka asgjë esenciale nga ana e opozitës, që të pengojë votimin e ligjit. Disa pretendime e kam të vështirë t’i kuptoj. Ky është ligji më i rëndësishëm i reformës, që duhet votuar patjetër sot”, ka deklaruar Meta. 
Sigal