Vettingu i politikanëve, Manjani: Propozimi i Bashës antidemokratik, shpikje që mos përballet me Berishën

169
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një intervistë foli për propozimin e Lulzim Bashës për vetting të politikanëve.

Manjani thekson se propozimi i Bashës për të vetuar politikanët është antidemokratik, edhe sepse aktualisht politikanët në Shqipëri janë të vetueshëm, me ligj dekriminalizimi, antimafia etj.

Për Manjanin, propozimi i Bashës është shpikje, që ai të mos përballet me Berishën.

“Projekti për vettingun e politikanëve prish çdo normalitet. Politikanët në Shqipëri vetohen, madje më shumë se në vendet perëndimore, prsh ligji antimafia, ligji i dekriminalizimit, përpos se si të gjitha vendet e tjera të botës, zgjidhen me votë nga populli. Basha është në propozimin e tij kundër shtetit ligjor. Vettingu në gjyqësor është rast përjashtimor, duke qenë se gjyqtarët nuk zgjidhen me votë nga populli, si politikanët.

Nëse duam që të heqim edhe gjyqtarët, është një tmerr për demokracinë. Këto janë shpikje të Bashës, vetëm që të mos përballet me Sali Berishën. Propozimet e Bashës janë si të kohës së komunizmit. Prokurorët në SPAK ose të çojnë në burg ose të lënë të lirë, nuk ka aty që hiqja këtij mandatin e atij. I bie që mos ta pyesim fare popullin, por të pyesim SPAK nëse një person duhet të jetë në parlament ose jo. PD sot është në krizë të thellë falë Bashës. PD sot nuk është më e votueshme”, u shpreh Manjani.