“Vetting”-u, Meta: Reforma në drejtësi, jo më pjesë e debatit konfliktual politik

450
Sigal

 

Kryetari
i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme
në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit të Republikës Çeke, z. Karel
Schwarzenberg, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veçanërisht
bashkëpunimin ndërparlamentar.

“Marrëdhëniet
politike mes dy vendeve tona janë të shkëlqyera, por mendoj mund të bëjmë më
shumë për nxitjen e raporteve ekonomike dhe tregtare dhe në këtë kuadër çmojmë
kontributin tuaj të vyer”, nënvizoi z. Meta.

Nga
ana e tij, z. Schwarzenberg u shpreh se ishte i lumtur që ndodhej në Tiranë dhe
i befasuar me përparimin e madh të Shqipërisë. “Sa herë vij në Shqipëri e gjej
gjithnjë e më të zhvilluar”, u shpreh ai , duke vlerësuar njëkohësisht rritjen
e numrit të të rinjve çekë që vizitojnë Shqipërinë, të cilët mrekullohen jo
vetëm me bukuritë, por veçanërisht me mikpritjen shqiptare.  

Z.
Meta theksoi se vizita e z. Schwarzenberg kontribuon në zhvillimin e mëtejshëm
të marrëdhënieve dypalëshe dhe shprehu njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen
e Çekisë në avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të
vendeve të tjera të rajonit.

 

Z.
Schwarzenberg u shpreh se “pavarësisht sfidave që po kalon Bashkimi Evropian,
procesi i zgjerimit dhe i integrimit të të gjithë vendeve të Ballkanit duhet
përshpejtuar dhe në këtë drejtim duhet avancuar me axhendën e reformave
ambicioze të ndërmarra siç është ajo e sistemit të drejtësisë”.


këtë kuadër, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se kjo reformë do të zbatohet
ndaj dhe procesi i Vetingut është shumë i rëndësishëm të bëhet në bashkëpunim
të plotë me partnerët tanë ndërkombëtarë, dukë vënë në dukje gjithashtu se
nevojitet më tepër përgjegjshmëri nga palët politike me qëllim që procesi i
reformës të jetë sa më pak pjesë e debateve konfliktuale politike të brendshme.