Veton Surroi: Negociatat Kosovë-Serbi në presionin e BE, kosova të tregohet e kujdesshme pas thirrjes së Thaçit në Hagë

421
Sigal

Analisti kosovar Veton Surroi, ka komentuar edhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas thirrjes në Gjykatën e Hagës të Presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Kjo është një akuzë shumë e rëndë përsa I përket drejtësisë. Çështja e aktakuzës nuk e dimë ende a ka një aktakuzë të vërtetuar, këtë do ta marrim vesh në javët në vazhdim. Prokuroria pretendon se ka dëshmitare për një gjykim të z. Thaçi dhe z. Veseli, për një grup 100 vrasje dhe veprime të tjera që cilësohen krime kundër njerëzit. Tashmë nuk është sekret sepse kjo më herët ka qenë në raportin e z. Martin dhe më pas atë të z. Williams. Por këtë duhet ta vërtetojë gjykatësi.’

I pyetur nëse ka një përplasje midis BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës. Surroi u përgjigj se:

‘ Fillimisht SHBA janë në një situatë që nuk I kemi parë ndonjëherë. Nuk ka administratë të krahasueshme me administratë tjeër në politikën e jashtme dhe atë të brendshme. Kemi të bëjmë me një paaftësi të manifestuar të 10 vjetshit të kaluar për të ndërmjetësuar çështjen e Kosovës me BE. Dhe këto negociata janë bërë në presionin e Gjyykatës Speciale. Ky është një proces sui generis që e ka goditur Kosovën…’ Surroi tha ndër të tjera se tashmë Kosova duhet të jetë e kujdesshme pas zhvillimeve të fundit. ‘Kosova duhet të jesh shumë e kujdesshme, të gjitha partitë politike. Duhet ndarë gjykatën, prokurorinë nga veprimtaria politike Nëse në javën në vijim vërtetohet se Thaçi dhe Veseli janë pjesën e aktakuzës, s’do mend që duhet të largohen nga veprimet politike dhe ti përgjigjen drejtësisë. Cështja e dytë është procesi i negociatave deri sa presidenti i Kosovës akuzohet për krime, dhe me brishtësinë poltike që ka qeveria e tanishme.

Tjetra është narracioni që duhet ta ketë çdo qytetar i Kosovës në veprimin e tij publik që të lidhet çdo akuzë eventuale e gjykatës Speciale të mos inkriminojë luftën e Kosovës’