Vetingu- Dy gjyqtarët që votuan pro PD-së. Ja emrat

487
Sigal

 

Pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi ditën e sotme kërkesën e
Partisë Demokratike për shpalljen antikushtetues të ligjit për “Vetting­un”,
vendimi u mor me rezultatin 6 me 2. Pra, dy gjyqtarë votuan pro kërkesës së
Partisë Demokratike.

Jo zyrtarisht mësohet se gjyqtarët
që votuan pro kalimit të ligjit janë: Bashkim Dedja, Vitore Tusha, Fatmir
Hoxha, Vladimir Kristo, Fatos Lulo dhe Altina Xhoxhaj.

Dy gjyqtarët Gani Dizdari dhe
Besnik Imeraj janë shprehur kundër disa pikave të këtij ligji, i njohur ndryshe
si ligji i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi në këtë
mënyrë padinë e opozitës dhe të komunitetit të gjyqtarëve, të cilët që prej
muajit tetor insistuan shfuqizimin e tij, një kërkesë që i nxorri ata të humbur
në Kushtetuese, pak ditë pasi edhe Komisioni i Venecias e vlerësoi Vetting-un
si pozitiv dhe me frymë kushtetuese.

Ligji i Vetting-ut nis nga zbatimi menjëherë pasi të publikohet në fletoren
zyrtare vendimi i zbardhur i Kushtetueses. Ndërkohë, në Tiranë do të mbërrijë
misioni ndërkombëtar i monitorimit, i përbërë nga gjyqtarë të huaj me përvoje
mbi 15-vjeçare.

Vëzhguesit
ndërkombëtarë që do të mbikëqyrin procesin e rivlerësimit të njerëzve të
drejtësisë udhëhiqen nga Komisioni Europian. Por të parët që do t’i nënshtrohen
rivlerësimit, apo Vetting-ut, me procedurë të përshpejtuar do të jenë anëtarët
e Gjykatës së Lartë, prokurori i përgjithshëm dhe anëtarët e Gjykatës
Kushtetuese.

Ndërkohë, paralelisht presidenti
duhet të hpallë thirrjen publike për aplikantët që kanë interes që të jenë
pjesë e institucioneve të rivlerësimit. Kushdo që përmbush kriteret ka 15 ditë
kohë që të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar.

Pas marrjes së kësaj liste dhe nën
vëzhgimin e ndërkombëtarëve, më tej kompetencat i kalojnë Kuvendit, që duhet të
ngrejë një komision ad hoc. Ai ka për detyrë t’i kalojë kryetarit të Kuvendit
të dhënat përfundimtare që duhet të votojë më pas me 3 të pestat për dy
institucionet që do të kalojnë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri.

Komisioni i rivleresimit dhe
Kolegji i Apelit janë dy institucionet kyçe që do të rivlerësojnë pasuritë dhe
figurën e gjyqtarëve, ndërsa aftesitë e tyre profesionale do të këqyren nga
Shkolla e Magjistraturës.

Por nga ana tjetër, njekohësisht me
nisjen e zbatimit të ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët e të gjitha niveleve kanë
edhe 10 ditë afat për të plotësuar formularët dhe për t’i dorëzuar pranë
inspektoriatit për pasuritë e tyrë dhe për pastërtinë e figurës prane DSIK.

Të gjithë ata që nuk i depozitojnë
formularët brenda këtij afati nuk do t’i nënshtrohen skanimit të Vetting-ut,
siç edhe ata që do të paraqesin gjatë kësaj kohe dorëheqjen pranë presidentit.

Parashikohet që të ketë një numër
të konsiderueshëm të njerëzve të drejtësisë të cilët do të dorëzohen para
Vetting-ut për shkak të mosjustifikimit të pasurisë dhe të kontakteve të tyre
të dyshimta.