“Venecia” pranon kërkesën e Presidentit Meta: Në seancën e parë të muajit dhjetor do të shqyrtohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor

281
Sigal

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e presidentit Ilir Meta për t’u shprehur në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në përgjigje të letrës së Metës, “Venecia” thekson se në seancën më të parë të muajit dhjetor do shqyrtohen ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

“I nderuar Z. President, Në përgjigje të letrës tuaj të datës 21 tetor 2020 me të cilën ju kërkoni një mendim urgjent “për procesin e ndryshimit të njëanshëm dhe të përshpejtuar të Kushtetutës dhe kodit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë” kam nderin t’ju informoj se Byroja e Komisionit ka vendosur të mos autorizojë një procedurë urgjente. Prandaj, opinioni do të përgatitet në procedurën e zakonshme dhe do t’i paraqitet seancës plenare për shqyrtim dhe miratim në dhjetor. Sipas praktikës sonë, ky opinion në parim do të hartohet së bashku me ODIHR. Shfrytëzoj këtë rast për t’ju falënderuar edhe një herë për besimin tuaj në Komisionin e Venecias.”

Ja letra e plote:

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Parlamenti nuk do të presë opinionin e “Venecias”.