‘Venecia”: Jo përgjime të përhershme

463
Sipas Venecias, autoritetet vendimarrese janë legjitime të gjejnë zgjidhjet e duhura. Duhet sqaruar më tej rolli i njësisë antikorrupsion në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po ashtu kërkohen sqarime të mëtejshme për rolin e ministrit të Drejtësisë në raport me Inspektorin e Përgjithshëm. Venecia hedh idenë e një procedimi të drejtpërdrejtë të ministrit pavarësisht inspektorit, përfshi garancitë procedurale, të jenë më të rrepta për të garantuar privatësinë. 
Venecia sugjeron jo përgjime të përhershme, që do të shërbenin si një “kartabiankë” në dhunimin e privatësisë. Përsa i përket ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë pjesë vëzhguese e institucioneve të reja ndërkombëtare, Venecia rekomandon rol jo vendimmarrës.
Sigal