Vendoret, Meta: Respektojmë votën e qytetarit. Vasili: Ja 15 kandidatët

218
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, njëherësh kryetar i LSI-së ka siguruar se në zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të respektohet vota e qytetarit. Nga mbledhja e kryesisë së LSI-së, Meta theksoi se vota e qytetarit është më e rëndësishme se rezultati, ndaj këto zgjedhje do të jenë pozitive për të gjithë.
“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse do demostrojmë vullnetin e kësaj mazhorance për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë. Nisur që nga respektimi i pavarësisë së KQZ. Garantojmë një trasparencë maksimale, dëshmojmë se respekti i çdo vote është më i rëndësishëm se rezultati. Nga ky process do fitojnë të gjithë forcat politike. Duhet të distancohemi nga çdo fenomen negativ që cënon zgjedhjet e lira por dhe të denoncojnë çdo abuzim me votën e qytetarëve”, theksoi Meta. 
Në fjalën e tij, Meta e ka vënë theksin tek risia që sipas tij sjell mbajtja e zgjedhjeve lokale me reformën e re administrativo-territoriale, e cila sipas tij do ta shkëpusë pushtetin vendor nga vartësia politike. 
“Reforma territoriale do të sjellë një qetësi të re dhe shërbim më të mirë ndaj qytetarëve. Për herë të parë pushteti vendor do të jetë real, konkret dhe krijues për t’i sjellë zhvillim komuniteteve”, ka deklaruar Meta. Një tjetër risi sipas numrit dy të mazhorancës do të jetë barazia gjinore, e cila sipas tij do të jetë e pranishme në çdo këshill bashkiakë. 
“Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse do tregojnë vullnetin e mazhorancës për të respektuar votën e qytetarit. Vota e qytetarit është më e rëndësishme se rezultati, ndaj këto zgjedhje do të jenë pozitive për të gjithë”, ka thënë Meta. Kryetari i Kuvendit ka saktësuar se, në kuadër të koalicionit me PS kandidatët janë të përbashkët. 

LSI, Vasili publikon emrat zyrtarë të kandidatëve të LSI për bashkitë
Në Gjirokastër Zamira Rami, 

Në Lezhë Viktor Tusha
Në Kukës Hasan Halili, 
Në Pogradec Diana Mile
Në Përrenjas Miranda Rira, 
Në Kuçovë Selfo Kapllani
Në Bulqizë Melein Damzi, 
Në Cërrik Altin Toska
Në Selenicë Kasëm Senaj, 
Në Vorë Luan Sallaku
Në Mallakastër Shyqyri Kapllani, 
Në Skrapar Nesim Spahiu
Rigers Balili në Delvinë, 

Në Kolonjë Arben Malo

Petrit Sina kandidat për bashkinë e Beratit