Vendoret 2015, Veliaj: Fitore spektakolare. Përgjegjësi historike për të ndryshuar Tiranën

268
Kandidati fitues për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, në deklaratën e tij të parë për mediat, tha se bëhet fjalë për një ditë “jashtëzakonisht të rëndësishme” për të, pasi ka marrë përgjegjësinë për ndryshimin e Tiranës.

“Të dashur qytetarë aktivistë dhe vullnetarë të fushatës tone për fitore. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e veçantë për mua, pasi na kanë ngarkuar me përgjegjësin e ndryshimit të madh. Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e re, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij vendi, nëse ka dikush që ishte skeptik për demokracinë tonë, sot kanë një përgjigje, shqiptarët dolën masivisht në zgjedhje. Kjo fitore në 46 nga 61 bashki të vendit është fitorja më e madhe në vitet e fundit nga socialistet. Me këtë fitore shqiptaret vendosën ta cojnë Shqipërine ne drejtimin e duhur. Mirënjohje te veçante dua ti çoj vullnetareve, aktivisteve te PS dhe LSI, mbështetësve te PDIU e gjithë partive të tjera që e trajtuan këtë fushatë. Dua te falënderoj kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit ilir Meta për mbështetjen ne këtë fitore spektakolare. 

Dua gjithashtu te falënderoj nga zemra mikun, kolegun Sajmir Tahirin. Dua te falënderoj ekipin tone te deputetëve në çdo njësi. Këto mbështetje na sollën sot në këtë fitore të madhe që na bënë krenar. Duke qenë se puna nuk ka mbaruar ende dua të falënderoj të gjithë komisionerët i falënderoj për sjelljen qytetare që me përkushtim po administrohet fitorja jonë për bashkinë e Tiranës. Për 30 ditë gjeneruam nevojat e Tiranës, duke dhënë një shembull edhe për qytetet e tjera, duke dhënë një shembull që këto janë zgjedhjet më të ndershme që janë zhvilluar në Shqipëri në këto vitet e fundit”, deklaroi Veliaj.
Në fund, nuk ka munguar një vlerësim edhe për rivalin Halim Kosova, që sipas Veliajt u bë shembull i një fushate larg konflikteve politike, si dhe për kandidatët e pavarur, Gjergj Bojaxhi, Sazan Guri, etj.

“Atyre që nuk na kanë votuar u them se respektoj vendimin tuaj dhe zotohem se do të jem kryeshërbëtori i të gjithëve”, ka shtuar Veliaj.

12: 33 Erion Veliaj del nga selia PS përgëzohet nga mbështetësit e PS, pritet të shpallë fitoren si kryebashkiak në selinë rozë.
Ministrat socialistë të kabinetit qeveritar ndodhen para selisë PS dhe po festojnë me mbështetësit e tyre.
Deri në orën 11:28 kemi 840 kuti të numëruara nga 864 gjithsej. Kanë mbetur edhe 20 QV për numërim.
Megjithatë avantazhi që ka krijuar Veliaj nuk pritet të lëkundet nga votat që kanë mbetur për numërim.
“Për 30 ditë gjeneruam një fushatë qytetarë, nevojat që ne thamë diskutohen çdo darkë në tryezat e qytetarëve, duke dhënë shembull edhe për qytetet e tjera që në fund shkuam te zgjedhjet më të lira më të ndershme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipërinë. Meritat për këto zgjedhje në Tiranë ka edhe kundërshtari ynë Halim Kosova që meriton gjithë respektin për përpjekjet që bëri për tu ndarë nga linja zyrtare e partisë së tij, larg shpifjeve dhe goditjeve që helmojnë politikën sonë, faleminderit Halim Kosova. Falënderoj edhe kandidatët e tjerë Gjergjin, Sazanin, Tafajn,. Muslinë. I përgëzoj të 5 për garën dhe t’i ftoj të mos ndihen humbës por kontribuues të ndryshimit të Tiranës. I them me gjithë respekt doktor Halimit dhe kandidatëve të tjerë se ka më shumë gjëra që na bashkëjnë se na ndajnë e mezi pres bashkëpunimin”, – u shpreh Veliaj.
Duke e cilësuar si spektakolare fitoren në mbarë vendin të Aleancës për Shqipërinë Evropiane Veliaj e përktheu këtë rezultat në përgjegjësi për të sjellë ndryshimin në Tiranë.
“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua, për PS, për LSI për të gjithë ata që ju bashkuan aleancës sonë pasi na kanë ngarkuar me përgjegjësinë e ndryshimit të madh historik të Tiranës. Kjo është një fitore e paprecedentë që na bën krenar. Nëse ka dikush që ishte dyshues për reformën e reformës administrative, nëse ka dikush që ishte cinik për qytetarinë e këtij vendi, nëse ka dikush që ishte skeptik për demokracinë tonë, sot ka një përgjigje, qytetarët dolën masivisht në votime, i dhanë fitoren Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Kjo fitore në 46 nga 61 bashki është fitorja më mbresëlënëse e viteve të fundit nga socialistët. Me këtë fitore shumica e shqiptarë vendosi ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur”, – tha kryebashkiaku i ri i Tiranës.
Por përballë këtij rezultati të thellë në Tiranë, Veliaj u kujdes të japë mesazhe bashkimi, duke garantuar se do të jetë 24 orë kryeshërbëtor i të gjithë qytetarëve pa dallime politike.
“Duhet të jemi shumë të përulur pa bori, jemi të vetëdijshëm që qyteti nuk i ka punët mirë ndaj do përveshim mëngët që ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur. I kërkoj aktivistëve të jemi të përmbajtur dhe modest në fitoren tonë. Ne nuk jemi pushtues të këtij qyteti por administratorë të tij dhe me këtë përulësi do fillojmë punën. Për të gjithë ata që nuk na e dhanë mbështetjen me votë, dua t’iu them se ju mund të mos na keni dhënë votën por e respektojmë e dëgjojmë zërin tuajt të të menduarit ndryshe në Tiranë do ju shërbejmë njësoj pa i ndarë njerëzit, pa i parë nga tesera. Ne do të ndërtojmë një bashki që i bashkon dhe nuk i përçan njerëzit. Unë zotohem të jem kryeshërbëtori juaj 24 orë në 7 ditë të javës. Kërkoj ndërkohë nga administrate e Bashkisë së Tiranës, të vazhdojë të shërbejë ndaj qytetarëve dhe të mos lërë pas vetes tokën e djegur, siç ndodhi me qeverinë në 2013-ën”,- tha Veliaj.
Një mirënjohje të veçantë kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës e ndau për kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Meta, deputetët që udhëhoqën fushatën në njësitë kryesore në Tiranë, por edhe partitë që iu bashkuan koalicionit të majtë dhe që e mbështetën si kandidat.
“Një mirënjohje të veçantë ja çoj aktivistëve e vullnetarëve të PS, të gjithë aktivistëve të LSI, të gjithë mbështetësve të FRD-së, PDIU-së, Demokracisë Sociale e gjithë partive të tjera që e trajtuan fushatën si një garë të përbashkët të ASHE. Falënderoj nga zemra kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për mbështetjen dhe inkurajimin në këtë fitore të aleancës sonë. Falenderoj mikun, kolegun dhe vëllain tim kryetarin e PS të Tiranës Saimir Tahirin. Dua të falënderoj ekipin e deputetëve, Ditmir Bushatin në njësinë 1, Besnik Baren e Ledi Shamkun e njësisë 2, Lindita Nikollën dhe ekipin në njësinë 3, Blerina Gjylametin që ktheu përmbys njësinë 4, Pandi Majko dhe ekipi i shkëlqyer i njësisë numër 5 fitore e jashtëzakonshme, Vasilika Hysin në njësinë 7, zemrën e Tiranës njësinë numër 8 Ervin Bushatin me një fitore të paprecedentë në 4 vitet e fundit, Sadri Abazin e Bledi Çuçin në njësinë numër 9, Fatmir Xhafa në njësinë 10, Rakip Sulin në një zonë të vështirë po plot sukses në njësinë numër 11. Qershia mbi tortë fitoren tonë në 13 komuna qe ju bashkuan Tiranës, Xhemal Qefalinë e Milena Hariton. Nga kryeministër Rama, kryetari i Kuvendit Meta, Saimir Tahiri, deputetët sollën një fitore të paprecedentë që deri tani është mbi 43 vota në Bashkinë e Tiranës”, -u shpreh Veliaj.
“Na priftë e mbara dhe me krahë të lehta”, përfundoi Veliaj.