Vendimi për Ndokën dhe Ndreun, Basha: Rama vulosi veprën e kriminalizmit të pushtetit

446
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për të pushuar çështjen ndaj dy deputetëve socialist, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu. Sipas Bashës ky vendim ishte një lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar.
“Lajm i zi për Shqipërinë, demokracinë dhe parlamentarizmin shqiptar. Çdo shqiptar që pa me zë dhe figurë skenat e shëmtuara të sulmit fizik kundër fjalës së lirë dhe opozitës, është sfiduar. Partnerët tanë amerikanë dhe europianë janë sfiduar. 
Në vend të dekriminalizimit, si një nevojë urgjente dhe jetike e politikës dhe shoqërisë shqiptare, Edi Rama vulosi veprën e tij të kriminalizmit të pushtetit. Kapja dhe marrja peng e institucioneve nga krimi i veshur me pushtet dhe pushteti i veshur me krim është vepra e tij e zezë. Beteja jonë për dekriminalizmin nuk ndalet, reagimi i qytetarëve është detyrë. Me votë, me gjykimin suprem të votës popullore- kjo është zgjidhja”, u shpreh Basha.
Sigal