Vendimi i fundit nga Ministria për shkollat, kopshtet dhe çerdhet

463
Sigal

Jo me 3 prill por deri në një afat të papërcaktuar, të gjitha institucionet arsimore do të jenë të mbyllura. Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni Covid-19. Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit Covid-19. Mësimi është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet.