Vendimet e Strazburgut, PR thirrje Ramës: Të kthejë mbrapsht ligjin e grabitjes perfundimtare të pronave

396
Deklaratë e Partisë Republikane për vendimet e Strazburgut
Qeveria e Edi Ramës detyrohet të zbatojë vendimet e Gjykatës së Strazburgut, duke dëmshpërblyer pronarët e ligjshëm me mbi 22 milionë euro, shumë e cila mund të ishte shumë herë më e vogël nëse qeveria do të pranonte të zbatonte ligjin. Qindra vendime të tjera presin për t’u zbatuar dhe të tjera do të ankimohen me qindra milion euro kosto për shkak të ligjit të padrejtë të hartuar nga kjo qeveri.
Këto janë para që dalin nga xhepat e varfër të shqiptarëve që paguajnë gabimet e njëpasnjëshme dhe korruptive të qeverisë të Edi Ramës.  Partia Republikane i bën thirrje qeverisë që nisur nga këto vendime te kthejë mbrapsht ligjin e grabitjes perfundimtare të pronave që ka miratuar dhe të miratojë një ligj që i jep të drejtën pronarëve siç përcaktohet në vendimet e Gjykatës së Strazburgut dhe në Deklaratën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Shteti nuk mund të sillet si pronar me jetën dhe pronat e qytetarëve, por duhet të jetë garant i të drejtave që ata gëzojnë.
Sigal