Vendim i posacëm për spastrimin e administratës

782
Ky operacion shkurtimesh të administratës publike me pakësim të vendeve të punës dhe funksioneve zyrtare, tashmë është gati për veprim. Gjithë ministrat kanë marrë platformën e skenarit “fshesa” qysh 2 muaj përpara daljes së vendimit të qeverisë, të detajuar me numër shkurtimesh të nëpunësve e punonjësve rrafshin vertikal e horizontal të administratës nga ministritë, deri në qarqe e prefektura. 
Për të evituar pakënaqësitë dhe “krizat” brenda strukturave politike, ustallarët e qeverisë, kanë gjetur si “zgjidhje” marrjen në provim njohurish të administratës. Pra, të gjithë nëpunësit që aktualisht paguhen nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e shërbimeve shtetërore, do të testohen me provim dhe “nota” që do të marrin, do të jetë ajo që do të përcaktoj nëse do të vazhdojnë të jenë në detyrë, apo do të kalojnë në… “stazh papunësie”! 
Administrata shtetërore në gjithë linjën e saj, përveç kupolës qeverisëse dhe disa pozicioneve shtetërore që kanë lidhje me kupolën qeverisëse dhe me sektorin ushtarak, do të jenë “lëndë e parë” e zbatimit të një vendimi të befasishëm qeverie, që duket se nuk ka shumë lidhje me objektin që përmban si tekst, por fsheh dhe zbaton një qëllim tjetër. Tashmë, ky vendim ka hyrë në fuqi, me veprim që prej datës 1 janar 2016. Eshtë fjala, për VKM Nr. 1037, datë 16 dhjetor 2015 “Për procedurat e Vlerësimit të Nëpunësve Civilë, për Përfitimin dhe Përditësimin e Njohurive Shtesë”. Sipas këtij vendimi, gjithë administrata publike në çdo institucion e shërbim publik, me këtë vendim qeverie, detyrohet të futet në “provim shkollor”, për të matur nivelin e njohurive që ata kanë në shkollë, të njohurive që kanë aktualisht dhe të njohurve që duhet të marrin (përditësojnë) në vazhdim, gjatë ushtrimit të funksioneve, apo punës që kryejnë. Nuk e dimë, nëse ata që do të drejtojnë e zbatojnë këtë vendim, do të veprojnë duke marrë realisht në provim gjithë nëpunësit e zyrave të shtetit, apo vetëm atë pjesë të administratës që është “popull” dhe formalisht e fiktivisht vetëm atë pjesë të nëpunësve që është pjesë e “strukturës” familjare të shtetarëve. Por dimë atë që VKM Nr. 1037, datë 16 dhjetor 2015 “Për procedurat e Vlerësimit të Nëpunësve Civilë, për Përfitimin dhe Përditësimin e Njohurive Shtesë”, qeveria ua ka servirur me detyrim nëpunësve të shtetit, si “eksperiencë dhe model ndërkombëtar”. Sipas këtij vendimi, nëpunësit e zyrave të shtetit, që prej 1 janarit 2016, janë pjesë e detyrueshme e “sezonit të provimit” për njohuritë që kanë marrë, për boshllëqet dhe për marrjen e njohurive të reja që duhet të marrin. 
Vendim për “provim”, apo skenar “fshesa” për shkurtime në administratën publike? 
Ky operacion shkurtimesh të administratës publike me pakësim të vendeve të punës dhe funksioneve zyrtare, tashmë është gati për veprim. Gjithë ministrat kanë marrë platformën e skenarit “fshesa” qysh 2 muaj përpara daljes së vendimit të qeverisë, të detajuar me numër shkurtimesh të nëpunësve e punonjësve rrafshin vertikal e horizontal të administratës nga ministritë, deri në qarqe e prefektura. Për të evituar pakënaqësitë dhe “krizat” brenda strukturave politike, “ustallarët” e kupolës së qeverisë kanë gjetur si “zgjidhje” marrjen në provim njohurish të nëpunësve të administratës. Pra, të gjithë nëpunësit e çdo sektori publik që aktualisht paguhen nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e shërbimeve shtetërore, do të testohen me provim përpara një komisioni me përfaqësues që përcaktohen me këtë vendim. Dhe “nota” që nëpunësit do të marrin në provim, do të jetë ajo që do të përcaktoj përfundimisht, nëse ata do të mbeten në punë e në detyrë në administratën dhe shërbimet shtetërore, apo do të kalojnë në… “stazh papunësie” pa afat! Por, sipas atyre që janë pjesë e këtij “operacioni”, mendohet se ky vendim qeverie ka një prapaskenë djallëzore. Ky vendim i futur në fuqi në datën 1 janar 2016, ka futur në ankth e panik nëpunësit e administratës publike, të cilët e konsiderojnë vendimin jo si model e standard europian, por si një marifet për “largim të motivuar” të tyre nga puna. VKM Nr. 1037, datë 16 dhjetor 2015 “Për procedurat e Vlerësimit të Nëpunësve Civilë, për Përfitimin dhe Përditësimin e Njohurive Shtesë”, po serviret prej qeverisë si “risi” e domosdoshme për të verifikuar njohuritë e nëpunësve të administratës publike, në fakt mendohet se ka lidhje me një skenar të tipit “fshesa”, me zbatimin e të cilit do të ligjërohet publikisht e administrativisht shkurtimi i shumë vendeve të punës në zyrat dhe në shërbimet shtetërore në të gjithë linjën e administratës publike. këtë vendim për futejn në veprim për “provim shkollor” të nëpunësve në Shqipëri nuk e ka vendosur BE, por e ka “shpikur” qeveria për të realizuar operacionin “fshesa” të shkurtimeve në administratën publike jo me “lista partie”, por me VKM, me “paqe” e me “rregulla” që detyrohen t’i pranojnë ata që do ët ikin. Burime të gazetës “Telegraf”, bëjnë me dije se ky operacion shkurtimesh të administratës publike me pakësim të vendeve të punës dhe funksioneve zyrtare, tashmë është gati për veprim. Gjithë ministrat kanë marrë platformën e skenarit “fshesa” qysh 2 muaj përpara daljes së vendimit të qeverisë, të detajuar me numër shkurtimesh të nëpunësve e punonjësve rrafshin vertikal e horizontal të administratës nga ministritë, deri në qarqe e prefektura. Për të evituar pakënaqësitë dhe “krizat” brenda strukturave politike, ustallarët e qeverisë, kanë gjetur si “zgjidhje” marrjen në provim njohurish të administratës. Pra, të gjithë nëpunësit që aktualisht paguhen nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e shërbimeve shtetërore, do të testohen me provim dhe “nota” që do të marrin, do të jetë ajo që do të përcaktoj nëse do të vazhdojnë të jenë në detyrë, apo do të kalojnë në… “stazh papunësie” pa afat! Sipas burimeve, mendohet se në “provim do të ngelen” afro 30% e nëpunësve të administratës publike. Vendimi Nr. 1037, datë 16 dhjetor 2015 “Për procedurat e Vlerësimit të Nëpunësve Civilë, për Përfitimin dhe Përditësimin e Njohurive Shtesë”, parashikon komisionet, pjesët e administratës që nuk do merren në “provimi”, përbërjen e komisionit të provimit dhe kushte të tjera, të cilat po i publikojmë sot. 
—————————-
Ja çfarë përcakton VKM Nr. 1037, datë 16 dhjetor 2015 (futur në fuqi në datën 1 janar 2016)
Procesin e përfitimit dhe përditësimit të njohurive shtesë synon aftësimin e nëpunësve civile dhe pajisjen e tyre me njohuritë shtesë të nevojshme, sipas funksioneve dhe fushës ku ata veprojnë, me qëllim ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe të punës në institucionet e administratës publike, pjesë e shërbimit civil. Ky vendim përfshin testimin paraprak dhe, kur është e nevojshme, trajnimin e nëpunësve civile për njohuritë e reja që prekin fushën e tyre. Në përfundim të trajnimit bëhet testimi me shkrim dhe intervistimi i tyre me gojë, në lidhje me njohuritë e përfituara gjatë trajnimit. 
Objekti vat kryesorë të këtij procesi janë: 
1. Përcaktimi i përshtatshmërisë së nëpunësit civil me pozicionin e punës që ai mban;
2. Zbulimi i aftësive të tij/saj për zhvillimin profesional;
3. Përcaktimi i nevojave për trajnime shtesë.
Cilët do të quhen nëpunës civilë…
Çdo nëpunës civil është i detyruar t’i nënshtrohet, periodikisht, testimit paraprak dhe, kur është e nevojshme, procedurës së trajnimit, sipas këtij vendimi, çdo 4 vjet, dhe, kur nuk është e mundur, ky vlerësim mund të shtyhet deri në 6 vjet.
Departamenti i administratës Publike, në bashkëpunim me njësitë e burimeve njerëzore të institucioneve të administratës shtetërore dhe me njësitë përgjegjëse të institucioneve të pavaruara, brenda muajit prill, të çdo viti, harton listat e nëpunësve që do t’i nënshtrohen, çdo vit, kësaj procedure.
——————————————–
Ja cilët kategori nëpunësish, nuk do të merren në provim
Nëpunësit civilë në periudhë prove
Nëpunësit civilë, të cilët janë të pezulluar
nëpunësit civilë, të cilët janë me leje lindjeje
Nëpunësit civile, sipas shkronjave “b” e “c”, të pikës 3, të kreut II, të këtij vendimi, i nënshtrohen kësaj procedure 1 vit pas sistemimit të tyre në një pozicion pune apo përfundimit të lejes së lindjes.
———————————
Në muajin maj 2016, nis provimi për nëpunësit
Njësitë përgjegjëse të institucioneve të pavarura, për nëpunësit civilë që do t’i nënshtrohen kësaj procedure, duhet të vënë në dispozicion të DAP-it edhe dosjet personale të nëpunësve, me përshkrimet e pozicioneve të tyre të punës. Brenda muajit maj, të çdo viti, DAP-i, pasi ka përfunduar hartimin e listave, sipas pikës 2, të kreut II, të këtij vendimi, bazuar në dosjet e nëpunësve dhe në përshkrimet e pozicioneve të tyre të punës, bën ndarjen e tyre në kategori dhe grupe të përbashkëta. Në këto kategori/grupe marrin pjesë nëpunësit që kanë përshkrime të pozicioneve të punës të njëjta/përafërta.
——————————————-
Ja çfarë parashikon provimi paraprak
1. Nëpunësit civilë, të grupuar sipas kreut II, të këtij vendimi, i nënshtrohen procedurës së testimit paraprak.
2. Testimi paraprak duhet të përfshijë të gjitha ndryshimet dhe të rejat që i përkasin fushës përkatëse, sipas kategorisë/grupimit që i përket nëpunësi civil. Ndryshimet dhe të rejat, që do të jenë pjesë e testimit për secilën kategori/grupin, përcaktohen nga DAP-i, në bashkëpunim me institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura, në përputhje me profilin përkatës.
3. DAP-i, në bashkëpunim me ASPA-n përcakton datën e testimit paraprak për çdo kategori/grupim dhe njofton njësitë e burimeve njerëzore të institucioneve, të paktën, një muaj përpara datës së zhvillimit të testimit.
4. Nëpunësit, që do t’i nënshtrohen testimit paraprak, njoftohen nga njësia e burimeve njerëzore të institucionit ku ata janë të punësuar, të paktën, një muaj përpara datës së përcaktuar për zhvillimin e testimit.
—————————————-
Ja 5 përfaqësues, nga të cilët përbëhet komisioni i provimit
Testimi paraprak i nëpunësve civile realizohet nga një komision vlerësimi paraprak (KVP), i cili përbëhet nga 5 anëtarë
– Një përfaqësues nga DA, për institucionet e administratës shtetërore, ose njësia përgjegjëse, për institucionet e pavarura, i cili përfaqëson komisionin
Në përfaqësues nga ASPA
Një anëtar nga TND-ja, i cili zgjidhet nga DAP;
Dy ekspertë të fushës për të cilën bëhet provimi, të cilët zgjidhen nga DAP/njësia përgjegjëse për institucionet e pavarura, për secilin komision provimi, duke pasur në konsideratë karakteristikat e secilit grup nëpunësish, për të cilët do të zhvillohet provimi.
—————————————————————-
Ja sistemi i vlerësimit të njohurive në provim
1. Testimi me shkrim: 70 pikë
2. Intervista me gojë: 30 pikë.
3. KVP-ja, bazuar në fushën e njohurive për të cilat do të zhvillohet testimi, përgatit pyetjet për testimin me shkrim dhe per intervistën me gojë.
4. Për vlerësimin e rezultateve për secilin nëpunës, secili prej anëtarëve jep pikët e tij. Në përfundim, pikët mblidhen dhe më pas nxirret mesatarja e përgjithshme, e cila përbën edhe vlerësimin përfundimtar të kandidatit.
5. KVP-ja, brenda 2 ditëve nga përfundimi i procedures së vlerësimit, duhet të
6. shpallë rezultatet, sipas kësaj skeme:
7. Vlerësimi me 90 – 100 pikë: “shumë mirë”;
8. Vlerësimi me 70 – 89 pikë: “mirë”;
9. Vlerësimi me 51 – 69 pikë: “kënaqshëm”;
10. Vlerësimi me 0 – 50 pikë: “jo kënaqshëm”.
11. Komisioni i vlerësimit, brenda 2 ditëve nga përfundimi i provimit
—————-
Kujtesë për drejtuesit e institucioneve, për komisionet e provimit dhe për nëpunësit që do futen në provim
1. Nëpunësit që janë vlerësuar “shumë mirë”, konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës që kanë dhe rekomandohen për ngritje në detyrë, në rast se aplikojnë në një procedurë të tillë konkurrimi. Ata nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen procedurës së trajnimit.
2. Nëpunësit që janë vlerësuar “mirë” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Ata nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen procedurës së trajnimit.
3. Nëpunësit që janë vlerësuar “kënaqshëm” konsiderohen të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar, me kushtin që të ndjekin programe trajnimi të vazhdueshme, të cilat synojnë plotësimin e dobësive që kanë shfaqur gjatë kësaj procedure.
4. Përcaktimi i fushave, ku duhet të trajnohen nëpunësit e përcaktuar sipas pikës 18, të kreut III të këtij vendimi, bëhet nga eprori direkt në bashkëpunim me njësinë përgjegjëse. Ndjekja e programeve vazhduese duhet të realizohet brenda një viti, nga përfundimi i procedurës së testimit paraprak.
5. Programi i trajnimit, për këta nëpunës, hartohet nga ASPA, bazuar në raportin e KVP-së dhe në rekomandimet e DAP-it Ky program miratohet nga bordi i ASPA-s.
6. Në përfundim të këtyre trajnimeve nëpunësit nuk u nënshtrohen testimeve të reja.
7. Nëpunësit që janë vlerësuar “jo kënaqshëm” konsiderohen jo të përshtatshëm për pozicionin e punës ku janë caktuar. Ata janë të detyruar të ndjekin trajnimin pranë ASPA-s për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, sipas kreut IV, të këtij vendimi.
Sigal