“Vendi në situatë dramatike”, Berisha: Qeveria, një makineri gjigante mashtrimi, Edi Rama po shfrytëzon…

109
Sigal

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një takimi me sindikatat ka folur për krizën energjetike, si edhe rritjen e çmimeve. Berisha nuk i ka ndalur akuzat ndaj kryeministrit Rama duke e cilësuar qeverinë e tij si një qeveri gjigante mashtrimi.

“Jam i gëzuar dhe ju falënderoj për praninë këtu. Në situatë  dramatike në të cilën ndodhet sot Shqipëria, ndodhen sot punonjësit mësuesit, mjekë minatorë, biznese të vogla, të rinjtë studentë, pensionistë, qytetarë me ndihmë ekonomike, është një situatë e pashoqe e pashembullt në Europë dhe më gjerë. Është një rrokullisje e madhe e gjendjes ekonomike dhe morale, në raport me dëshpërimin dhe pesimizmin, e mungesës së plotë të perspektivës me këtë qeveri që siç jeni dëshmitar, nuk është gjë tjetër, veçse një makineri gjigante mashtrimi. Një makineri gjigante vjedhjeje dhe grabitje të qytetarëve shqiptarë. Një grabitje e pashembullt.  Ju jeni sindikalistë, por ju garantoj se nuk ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar siç shfrytëzon Edi Rama dhe qeveria e tij shqiptarët”, tha ai.