Velipojë, Bushati: Drejtuesit largohen nëse nuk i përgjigjen qytetarit

575
Nis në Velipojë turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrit i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetët e qarkut u ndalën në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Bushati paralajmëroi largime nga puna për drejtuesit që nuk i përgjigjen qytetarëve.

“Largim për drejtuesit e çdo niveli qe nuk i përgjigjen qytetarit. Qeveria është në shërbim të qytetarëve”, tha Bushati.
Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqipërinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.
Ministri Klosi foli për vendimin e marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujërave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarde. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.
Nga banorët u ngritën shqetësime për sa i takon procesit të legalizimit, shërbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.
Sigal