Veliaj: Kthejmë Tiranën një destinacion turistik nga më tërheqëse në Mesdhe

428
Kandidati i të majtës për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Erion Veliaj, ka vijuar edhe sot me prezantimin e programit të tij për kryeqytetin, duke u fokusuar te turizmi dhe mënyrat për ta kthyer Tiranën në një qytet që tërheq vazhdimisht turistë. Ai prezantoi publikisht kontratën e tij me 10 pika të programit për turizmin, duke shprehur përkushtimin e tij për ta kthyer Tiranën në një prej destinacioneve turistike më tërheqëse në Mesdhe. Me ndarjen e re territoriale Tirana ka një potencial fantastik për turizmin.
Veliaj kujtoi se pata 4 vjetësh, kryetari aktual Lulzim Basha bëri vetëm një premtim për turizmin, duke thënë se do të krijonte Rrjetin e Destinacioneve të Integruara Turistike të Tiranës, por ky premtim nuk u mbajt kurrë “Këto 4 vitet e fundit Tirana ka pasur një kryetar bashkie turist, që i është dashur ta vizitojë kryeqytetin herë pas here, për të promovuar partinë”, tha Veliaj. Kontrata me 10 pika për turizmin në Tiranë: 
1. Hartojmë një guidë të plotë turistike në shqip dhe anglisht për të gjitha atraksionet turistike dhe kulturore që ofron Tirana.
2. Ndërtojmë një faqe interneti për promovimin e të gjitha llojeve të turizmit në Tiranë.
3. Krijimi i guidave audio për turistët e huaj, për zona specifike të Tiranës.
4. Krijojmë guidat dhe hartat e lëvizjes (tracking routes) për ekskursionet ditore ose gjysëmditore.
5. Negociojmë hapjen në Tiranë të një hoteli tjetër, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të hotelerisë.
6. Vendosim linja transporti të dedikuara drejt pikave turistike më strategjike.
7. Ofrojmë incentiva për fermat dhe bizneset agro-bujqësore për të zhvilluar agro-turizmin.
8. Krijimi i zonave pedonale kushtuar tregjeve të përkohëshme dhe hapësirave rikrijuese.
9. Konsolidimi dhe zgjerimi i traditës së krijuar me Natën e Bardhë me festivale të tjera dhe ngritja e këtyre eventeve në nivelin e një eventi kulturor ndërkombëtar.
10. Orientimi i industrisë turistike drejt turizmit të biznesit duke synuar tregun MICE (Takime, Nxitje, Konferenca, Evente).
Sigal