Veliaj hap Kongresin e PS

464
Krybashkiaku i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë i pari që ka nisur Kongresin e Partisë Socialiste. Pasi ka bërë një analizë për arritjet e qeverisë, Veliaj është ka folur edhe për zgjedhjet për kryetar të kërkuara nga deputeti Ben Blushi. Ai tha se debati brenda një partie është i mirë, por postet nuk janë një qëllim në vetvete. “Partia Socialiste po drejton në mënyrën e duhur prej dy vitesh dhe do të vazhdojë ta bëjë. Debati brenda një force politike është i domosdoshëm, por nuk duhet ta shohim garën për kryetar, garën për sekretar të partisë si një qëllim në vetvete, por si një sakrificë në të mirë të vendit”, u shpreh Veliaj.
Sigal