Veliaj, apel maturantëve: Bëni zgjedhjen e duhur në jetë

500
Erion Veliaj mendoi për një dhuratë për mijëra maturantët e kryeqytetit, përpara provimeve të maturës.
Përveç urimit për këto ditë të ethshme për ta, Veliaj zgjodhi një dhuratë simbolike, si një mënyrë për t’i frymëzuar përpara zgjedhjes së hapit të jetës. 
“Vetëm Tirana ka rreth 5 mijë maturantë dhe unë ju uroj 5 mijë herë secilin prej jush për këto ditë të vështira. Dhe dua t’ju dhuroj nga një libër, ndoshta për ta lexuar në verë dhe për t’ju frymëzuar”, u shpreh Veliaj. 
Mes batutave, kryebashkiaku i Tiranës tha se ende i kujton me emocion provimet e tij të maturës dhe sot zgjedhjen mes tyre dhe një fushate e ka të lehtë. 
“Nëse do më thoshin sot çfarë do zgjedhësh, mes atyre provimeve dhe një muaj fushate, do të zgjidhja fushatën me siguri”, tha Veliaj. 
Veliaj i këshilloi maturantë të mendohen mirë për zgjedhjet që do të bëjnë në jetë. “Kush ishte ajka në gjimnaz do jetë ajka kudo edhe pas 25 vitesh”, u tha ai të rinjve.
Sigal