Vasili:Tre pyetje për Ambasadën e SHBA, që s’marrin përgjigje prej kohësh!(VIDEO)

386
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Pretit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar tre pyetje Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, që sipas tij s’marrin pergjigje prej kohësh!

Postimi i plotë Vasilit

Tre pyetje te detyruara për Ambasadën e SHBA, qe s’marrin pergjigje prej kohësh!

Ja se si shante e fyente Edi Rama Presidentin Trump në Washington, në CNN dhe në anglisht dhe quante Z.Trump “turpi i qyteterimit” ose ne anglisht “Shame of our civilization”.

Sharjet dhe fyerjet ndaj Z.Trump vinin pas fotos së Edi Ramës me Z.Obama përmes financimit të paligjshëm dhe mashtrimit si gruaja e Bilalit.

  1. A është Edi Rama një qytetar si gjithë të tjerët për SHBA.

2. A ka ndonjë status të privilegjuar Edi Rama në SHBA, që shqiptarët nuk e dinë?

3. Po një qytetari të thjeshtë shqiptar a do t’i lejoheshin këto skandale, që lidhen me SHBA, pa i hyrë një gjemb në këmbë ashtu si Edi Ramës?

Jam i interesuar unë, por edhe të gjithë shqiptarët që të dëgjojmë shpjegimet e detyruara të Ambasadës, të cilat mungojnë të jepen prej vitesh.