Vasili: T’u themi stop oligarkëve që i pinë gjakun këtij populli

431
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim deklaroi nga Durrësi se Shqipërinë e pret një zhvillim i ri. Ai tha se kjo forcë ka një plan. “Ky plan për Shqipërinë dhe për vegjëlinë dhe jo për oligarkinë thotë shumë qartë që taksat për mijëra biznese për xhiro me 20 milionë do jenë tre herë më të ulëta. Taksat, të cilat për biznesin shkojnë deri në 100 milionë, do jenë 2 herë më të ulëta. Për bizneset e tjera do jenë 40% më të ulëta. Mijëra e mijëra biznese marrin frymë, krijojnë mijëra vende pune. Ky plan ka një përgjigje të jashtëzakonshme për këta mijëra të rinj që janë këtu. 100 mijë vende të reja pune për mijëra të rinj që presin më në fund të kenë drejtimin e ri i cili mendon dhe zgjidh problemin e tyre të madh që është papunësia. Mijëra e mijëra intelektualë, edhe të Durrësit të cilët kanë qenë krenaria e këtij vendi dhe të cilëve paga u tatoi në mënyrën më çnjerëzore. 23%, tani do tu tatohet 2 herë e gjysmë më pak vetëm 10 %. 

Nuk ua pinë më njeri gjakun për të mbushur xhepat e oligarkisë”, tha Vasili. “Plani i vërtetë për Shqipërinë mendon për të gjithë qytetarët edhe për tavolinën e qytetarit të varfër. Ndaj edhe TVSH-në e produkteve bazë e jetike, ne e përgjysmojë. Një premtim për të cilin kryerilindësi mashtrues gënjeu për 4 vjet. Pra, ky tatim nga 20% bëhet 10 %. 

Ne e marrim misionin e madh që secili njeri i thjeshtë të ketë një përgjigje, të marrë një shpresë të re tek ky plan, i cili qartë dhe si plan, fjalëmbajtur siç është vetë LSI-a i mban gjithë premtimet. Ndërsa programet, dosjet bosh dhe tepsinë gllabëruese ua lëmë atyre të cilët ua marrim më në fund më 25 qershor shansin e madh për të ikur . Këtë shans për të ikur ua jep Durrësi. Të ikin, sepse gjithë kjo rini e Durrësit, intelektualë, burra dhe gra të cilët kanë nga një përgjigje konkrete secili, gjejnë më shumë shpresë, motive për të bërë biznes, për të zhvilluar turizmin dhe e bëjnë Durrësin vërtet lulen e vendit në Shqipëri. E bëjnë siç ka qenë në mijëra vjet, një qytet krenarie e këtij vendi. Ka qenë kryeqyteti zhvillimit dhe i kulturës”, përfundoi kryetari i LSI-së Petrit Vasili. 
Sigal