Vasili tregon çfarë ndodhi brenda mbledhjes së Këshillit Politik: Gjiknuri bëri deklarim shumë të rëndë

246
Sigal

Përfaqësuesei i opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili ka folur për mediat pas përfundimit të Këshillit Politik.

Në fjalën e tij, Vasili është shprehur se deklarata e Gjiknurit është shumë e rëndë duke zbuluar dhe një pjesë të deklaratës së thëne në Këshill pas debateve për koalicionet parazgjedhore. “Gjiknuri e braktisi tryezën e Këshillit Politik duke i bërë shërbim bllokimit të këtij Këshilli. Gjiknuri bëri një deklarim shumë të rëndë. Ai deklaroi haptas se duke qenë mazhorancë ne miratojmë ligjin që na leverdis, -tha Vasili. Edhe nga mbledhja e sotme e Këshillit Politik, palët dolën sërish pa marrëveshje. Edhe pse maxhoranca kërkon version të propozuar nga opozita e bashkuar për koalicionet, sërish nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa ushtron presion duke pretenduar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor i miratojnë në Kuvend me ndihmën e opozitës së. PD-LSI duan t’i mbajnë koalicionet siç janë, ndërsa kërkojnë me ngulm rekomandime nga OSBE-ODHIR.