Vasili, thirrje Ramës: Publiko të vërtetat, kurbë të sheshtë dhe kufizime nuk mund të ketë

314
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka bërë thirrje qeverisë që të publikojë të vërtetat, për të justifikuar mbylljen e shqiptarëve për 8 javë.Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Vasili hodhi poshtë deklaratat e Ramës, sipas të cilit në Shqipëri kurba është e sheshtë.

“Kurba e sheshtë dhe kufizimet, nuk shkojnë me njëra-tjetrën”, u shpreh Petrit Vasili.

“Nëse pranoni kurbën e sheshtë dhe vazhdoni t’i qëndroni kësaj, largoni kufizimet. Kurbë të sheshtë dhe kufizime nuk mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin. Në rast se keni të dhëna të tjera, në rast se keni fakte të reja, ekzaminime të tjera dhe nuk doni ti bëni publik dhe justifikoni edhe kufizimet që mbani shqiptarët prej 8 javësh. 8 javë të cilët nuk kanë shërbyer për asgjë, por kanë shërbyer vetëm për të thënë kryeministri “rrofsha unë”, “unë kam bërë shumë mirë”, “unë kam gjetur strategjinë e duhur””, tha Vasili.

Sipas tij, ndërsa u bindët të nderuar qytetarë që kjo ka qenë një zero strategji, sepse edhe kurbë e sheshtë edhe kufizime, janë dy gjëra që përjashtojnë njëra-tjetrën.

Përfundimisht o kurbë e sheshtë dhe masat duhet të hiqen ose të bëhen publike të vërtetat që të justifikohen 8 javët dramatike, që kanë krijuar premisat e dy pandemive, pandemisë ekonomikë dhe pandemisë mjekësore.